Work

Arka e djallit

wd:Q31666474

Arka e djallit është roman i shkrimtarit Dritëro Agolli i botuar nga shtëpia botuese "Dritëro" më 1997 . U nis të shkruhet në fillim të viteve të 80ta dhe u përfundua në fillim të viteve 90ta."Arka e djallit" është dorëshkrimi i Bamkë Dynjasë i titulluar "Shakaja e ndaluar ose njeriu që e frenojnë të qeshë", i mbyllur në një arkëz druri dhe i fshehur në shtëpinë e kulturës të fshatit Qershizë, një fshat imagjinar në Jug të Shqipërisë. Titulli i romanit "Arka e djallit" ka të bëjë me peripecitë që sjell dorëshkrimi problematik i Bamkës kur e nxjerrin nga arka. Shkrimtari nga kryeqyteti Sherfi Abeceja vjen në fshat apostafat për të. Zbulimi i këtij dorëshkrimi problemtaik ku përshkruhen banorët dhe të bëmat e fshatit, shkakton një sërë problemesh.Një ndër personazhet kryesore, Bamka, është personifikim i Ezopit, sepse ashtu sikurse flet ky i fundit për kafshët duke aluduar për njerëzit, ashtu flet edhe Bamka për ngjarjet në fshat duke aluduar në tërë Shqipërinë. Ndërsa personazhi tjetër, Cute Babulja, me humorin dhe sherret e tij të kujton Nastradinin. Një personazh tjetër është Mitro Karapataqi që përfaqëson kritikun zyrtar dogmatik të realizmit socialist dhe të cilin Agolli e karikaturon.
Read more or edit on Wikipedia

language: Albanian

Public
nothing here

editions

  • no edition found
add
add an edition without an ISBN

Welcome to Inventaire

the library of your friends and communities
learn more
you are offline